Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mungojnë avokatët, dështon seanca e parë në GJKKO për inceneratorin e Elbasanit

Shkruar nga Newsbomb
Mungojnë avokatët, dështon seanca e parë në GJKKO

Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit.

Bëhet me dihet se seanca ka dështuar për shkak se kanë munguar dy avokatëve. Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho që ka qenë edhe pjesë e seancës paraprake.

Seanca e radhës u caktua me 7 prill, në orën 14:30, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të zhvillohet çdo të enjte në orën 09:30.

Për këtë çështje janë marrë të pandehur 10 persona, mes të cilëve ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Ata do përballen me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Përveç, Bllakos dhe Kokës, të pandehur janë marrë edhe Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, dhe Etleva Kondi, si dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll