Hapësire reklamuese

Politikë

Mungoi sot në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama merr vete Erion Veliaj në Turqi?

Shkruar nga Newsbomb

Sot është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, e cila zgjati prej orës 17:30 deri në 18:00.

Asambleja është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Taulant Balla, ndërsa kanë qenë të pranishëm deputetë e ministra, rreth 400 anëtarë në total.

Mirëpo sot kryeministri Edi Rama nuk ishte pjesë e mbledhjes, pasi në mesditë është nisur nga Rinasi për në Turqi. Nuk dihet arsyeja e vizitës së Edi Ramës në Turqi, pasi nga Kryeministria nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar për vizitë në shtetin me të cilin Shqipëria ka vendosur “bashkëpunim strategjik”.

Mirëpo ajo që është vënë re në këtë mbledhje të Asamblesë është se ka munguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkruan Newsbomb.al. Mësohet se Veliaj mund të ketë shoqëruar kryeministrin Rama në këtë udhëtim të papritur, që vjen në kohën kur Asambleja Kombëtare ka nisur një punë të madhe dhe analizë të detajuar, e cila do të sjellë një reformë të thellë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Do të ketë shkarkime në numër të madh drejtuesish të njësive vendore, raporton Newsbomb.al.  

Lexo edhe: Edi Rama në TURQI, poston foto duke zbritur nga avioni dhe zbulon arsyen e vizitës së PAPRITUR

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll