Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Mungoi në Kuvend, Berisha tregon “sherrin”e vjetër me Erdoganin: Gjuha që përdori në Parlament ishte e papranueshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk mori pjesë në seancën e sotme plenare, pasi tha se ka patur kontradita të hapura me presidentin turk Recep Tayip Erdogan, lidhur me rezoluta që binin ne kundërshtim me qëndrimin e SHBA në çështjen e Palestinës.

Ndër të tjera Berisha tha se presidenti Erdogan përdori një gjuhë të papranueshme ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët vite më parë kanë bashkëpunuar me gylenistët, ku sipas tij në atë kohë ishin aleatët kryesore të vetë Erdoganit.  

Berisha: Mungova sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan. Jam njeri që respektoj Turqinë dhe kombin turk, edhe kur isha në pushtet edhe në opozitë. Unë kam patur kontradita të hapura me Erdogan në vitet e fundit të drejtimit të qeverisejs ku nuk kam pranuar të ndjek apo të votoj në OKB rezoluta që binin në kundërshtimin me vlersimimin tim, me qëndrimin që mbanin SHBA dhe kombet e mëdha për çështje e Palestinës.

Shqipëria është nga të paktat vende që ka një përfaqësi diplomatike të Palestinës prej vitesh, por nuk u vu në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta që ndava me Erdoganin ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhje e krizës në lindjen e mesme. Dy vite pasi isha prononcuar më kërkuan në mënyrë jo aq diplomatike që të ndryshoja votën, atë e bëri Rama, ai e ndryshoi votën. Turqia është një shtet në zhvillim dhe i fuqishëm, është një superfuqi rajonale, dhe pretemdohet të bëhet një superfuqi qëndrore.

 Unë kam qenë nga ata që kam dënuar grushtin e shtetit në Turqi ndaj Erdogan. E kam lavdëruar, mbajti një akt heroik në shtypjen e atij grushti shteti. Gjuha që përdori në Parlament ishte e papranueshme ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët vite më parë kanë bashkëpunuar me gylenistët të cilët në atë kohë ishin aleatët kryesore të vetë Erdoganit. Nuk mundet, janë kryer akte shumë të rënda

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img