Hapësire reklamuese

Politikë

Mungoi në ceremoninë ku Rama falenderoi ushtarët dhe zjarrfikësit, Yuri Kim pranon ftesën për kafe nga qytetarët dibranë

Shkruar nga Newsbomb
Mungoi në ceremoninë ku Rama falenderoi ushtarët dhe

Ditën e sotme kryeministri Rama falenderoi ushtarët dhe zjarrfikësit për punën e tyre për shuarjen e zjarreve, në një ceremoni ku mori pjesë edhe zëvendës ambasadori amerikan Damian Smith.

Ai zëvendësoi ambasadoren Yuri Kim, pasi kjo fundit ishte në një udhëtim në Peshkopi. Ambasadorja ka publikuar fotot nga Peshkpopia, ku thotë se ka pranuar me kënaqësi ftesën e disa qytetarëve dibranë për të pirë kafen.

Në këtë udhëtim ambasadorja Kim ishte e shoqëruar edhe nga ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Hastad.

“Në vizitën time të parë në Peshkopi, Dibrën e bukur, me ambasadoren Elsa Hastad. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e @usaid & @sidasëeden. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë miqësorë gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj të vizitoj përsëri së shpejti”, shkruan ambasadorja Kim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.