Hapësire reklamuese

Rajoni

Mungesë punëtorësh, Greqia miraton ligjin e ri, mijëra emigrantë do marrin dokumentet

Shkruar nga Newsbomb
Mungesë punëtorësh, Greqia miraton ligjin e ri, mijëra

Shteto grek mes zhurmës dhe përplasjeve në parlament, ka miratuar ligjin e ri për marrjen e dokumentave për mijëra emigrantë si pjesë e përpjekjeve për të frenuar mungesën akute të fuqisë punëtore.

Ligji i ri për emigranntët ka shkatuar trazira brenda partisë së djathtë, me në krye kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kritikët e projektligjit, e kanë cilësuar atë si të rrezikshëm. Ish-kryeministri Antonis Samaras, i cili votoi kundër ligjit, kishte argumentuar se ai rrezikonte ta kthente Greqinë në “një fener tërheqës për emigrantët e paligjshëm”.

Mirëpo ministri i migracionit dhe azilit të vendit, Dimitris Kairidis nuk është në të njëjtin mendim pasi ka thënë për “The Guardian” se legjislacioni do të ndihmonte jo vetëm me mungesën e fuqisë punëtore, por edhe me kohezionin social.

“Ky është një hap i vogël në përmbushjen e nevojave akute të tregut të ngushtë të punës dhe një hap i madh në rritjen e sigurisë publike. Greqia përballet me një problem të paprecedentë të mungesës së fuqisë punëtore… për shkak të rritjes së lartë, rënies së madhe të papunësisë dhe rënies së numrit të punëtorëve shqiptarë”, tha ai.

Ashtu si pjesët e tjera të Evropës , Greqia ka luftuar për të përballuar një eksod të punëtorëve të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Mungesa e fuqisë punëtore ndihet veçanërisht në bujqësi, turizëm dhe ndërtim.

Shoqatat bujqësore, të cilat varen nga emigrantët për të mbledhur fruta dhe perime, janë ankuar gjithnjë e më shumë për kalbjen e prodhimeve të tyre, pasi nuk ka punëtorë.

Sipas projektligjit, emigrantët do të mund të pajisen me dokumenta më lehtë duke marrë leje qëndrimi në tre vjet dhe jo në shtatë vjet, nëse mund të provojnë se janë të punësuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese