Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Mungesat e fondeve në llogari, reagon sërish Briken Calja: Ministrja Kushi ka të drejtë, Federata ka mbajtur paratë e mia (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Briken Calja ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ministres Evis Kushi, e cila u shpreh se peshëngritësi i ka marrë sipas ligjit gjitha shpërblimet. Kampioni shqiptar, përmes një postimi në facebook, i jep të drejtë ministres së qeverisë.

Por, vë theksin te Federata Shqiptare e Peshëngritjes, ku sipas tij është kjo e fundit ajo që s’e ka kaluar shpërblimin sipas shumës së akorduar nga qeveria. Në facebook-un e tij, Calja shkruante:

“Sqarim per opinionin publik ne lidhje me situaten e krijuar :

Se pari, postimi i i bere dje ne profilin tim nuk ka lidhje me shperblimet financiare te medaljeve te fundit. Per cdo postim ne profilin tim mbaj pergjegjesi morale prandaj eshte udhes te sqaroj konkretisht disa situatat dhe mos ti lihet vend keqintepretimeve.

Se dyti, meqe kartat per temen e shperblimeve u hapen mbi tryeze doja te sqaroja dhe te vija pikat mbi “i” per disa gjera.

Ne lidhje me qeverine dhe Ministrine konkretisht i jam vertet mirenjohes per Ligjin e ndryshuar te Sportit dhe per procedurat korrekte ne lidhje me shperblimet e sportistave per medaljet e fituara. Ministria e ka bere punen e vete per kete teme dhe korrektesia e treguar nga ana e saj meriton vec se duartrokitje.

Ne lidhje me Federaten e Peshengritjes, doja thjesht te shprehja keqardhje per genjeshtrat dhe hipokrizite e vazhdueshme ne lidhje me kete teme. Nese ne llogarine e Brikenit ka ardhur shperblimi i plote i medaljeve sic Federata pretendon kjo eshte lehtesisht e verifikueshme. Ne llogarine e Brikenit ka kaluar vetem urdhri i pare i Ministrise, sic dhe une kam rene personalisht dakord per ndarjen e shperblimit ne pjese. Cdo transaksion bankar eshte lehtesisht i verifikueshem ne sistemet bankare dhe ne Thesarin e shtetit, keshtu qe ti leme menjane hipokrizite dhe genjeshtrat por ti japim drejtim punes sic duhet.

Mbaj pergjegjesi morale e ndoshta edhe me teper per fjalite e fundit ne lidhje me Federaten e Peshengritjes dhe procedurat e shperblimit financiar!

Doja thjesht tju falenderoja per perkrahjen dhe shihemi se shpejti ne garat e ardhshme.

Brikeni”

Më shumë




spot_img








spot_img