Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mungesa e serumeve në spitale, Vokshi: Agjencia e Barnave po mashtron, shëndetësia është e shkatërruar

Shkruar nga Newsbomb
Mungesa e serumeve në spitale, Vokshi: Agjencia e Barnave po mashtron,
Ish deputetja e PD, Albana Vokshi

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas mashtrimit që i bëhet qytetarëve për serumet anti-viper dhe anti-tetanik nga ana e e agjencisë së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish deputetja Albana Vokshi ka shkruar se për mungesat në rrjetin e hapur të farmacive si dhe në qendra shëndetësore e spitale  të serumeve anti-tetanike dhe anti-viper, dy agjencitë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencisë Kombëtare të Lajmeve kanë mashtruar qytetarët e Shqipërisë me reagimet e tyre.

Vokshi ka theksuar se shëndetësia sot është e shkatërruar për shkak të interesave qeveritare dhe lidhjeve nepotike të Ramës me oligarkët.

Reagimi i plotë:

- A mbajnë përgjegjësi Operatori i Kujdesit Shëndetësor dhe Agjensia Kombëtare e Barnave, për mashtrimin që i bëjnë publikut???

- Të dy agjensive ju deshën më shumë se 24 orë, për një reagim mbushur me mashtrime në lidhje me serumet anti-viper dhe anti-tetanik.

Një miku im mjek më telefonoi sot pasdite e më njoftoi për një reagim që kishin bërë Operatori i Kujdesit Shëndetësor dhe Agjensia Kombëtare e Barnave në lidhje me një statusin tim në fb për mungesat në rrjetin e hapur të farmacive si dhe në qendra shëndetësore e spitale, të serumeve anti-tetanike dhe anti-viper.

Kërkova reagimin zyrtar në faqen e Ministrisë dhe të Ministres së Shëndetësisë si dhe në fcb përkatëse, por nuk e gjeta. Kërkova më tej në faqen zyrtare të Agjensisë së Barnave, si dhe në fcb të saj. Përvec propagandës rilindase dhe shpërndarjes së çdo aktiviteti të Ministres Manastirlliu, nuk gjeta asgjë për barnat që mungonin.

Më së fundi e gjeta reagimin në pak portale lajmesh online. Në të, të dy agjensite, njoftonin që nuk kishte mungesa të serumit antitetanik dhe anti viper as në rrjetin e hapur farmaceutik as në të gjitha qendrat shëndetësore apo spitalet.

Për të mbuluar skandalin, kanë futur në reagim edhe Agjencinë Kombëtare të Barnave që në fakt duhet të përgjigjet për cilësinë, kontrollin dhe sigurinë e barnave, të cilat NUK PO I KRYEN. Por në rastin konkret, Agjencia nuk është përgjegjëse për furnizimet me barna. Ajo thjesht pajis importuesit me autorizimet e nevojshme. Ndaj, minimalisht, Drejtuesi i Agjensisë, në këtê rast, mund të kishte heshtur e jo të bëhej bashkëfajtor.

Gjithashtu, miq që punojnë në qendra shëndetësore më thanë, që të djelën në orën 10.30 në mëngjes, Operatori i Kujdesit Shëndetësor, kishte dërguar një email, ku i kërkonte drejtorive rajonale shëndetësore të njoftonin me URGJENCË, brenda orës 12.00 (po ditën e djelë), gjendjen e injeksioneve antiviper dhe antitetanik për cdo qendër shëndetësore.

Duke pasur të gjithë dëshirën për të qenë gabim vetë, e për t’i besuar këtij reagimi, (pavarësisht që muajt e fundit në PD kanë ardhur shumë denoncime e ankesa për mungesa në barna), duke mos ju referuar as dëshmive me zë e figurë të emisionit Fiks Fare, bëra një kërkim të shpejtë. Në të dy qendrat shendetësore për të cilat pyeta, në Luz të Vogël dhe Lekaj të Kavajës, nuk kishte as serum anti-tetanik dhe as anti-viper.

Në rrjetin e hapur të farmacive të dy serumet MUNGOJNË!!

Ajo çka e bën edhe më të rëndë situatën është që në farmaci mungojnë edhe shumë barna të tjera jetike, alternativa të para ose të vetme të listës. Për të cilat pacientët detyrohen ti drejtohen kondrabandës ose t’i luten Zotit.

Është i turpshëm shpërdorimi me postin dhe mashtrimi i publikut sidomos për çëshjtje shëndeti dhe jete.

Edi Ramës nuk i interesojnë qytetaret, por oligarkët. Ndaj me Edi Ramën, shëndetësia dhe farmaceutika do vazhdojne të jenë sektorët që lëngojne më shumë për shkak të vjedhjes, abuzimit dhe korrupsionit galopant.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll