Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mungesa e paisjeve në spitale, mjeku Sallabanda i tregon zgjidhjen ministres Manastirliu: Operacionet mund të kryhen në privat, por rimbursojini!

Shkruar nga Newsbomb
Mungesa e paisjeve në spitale, mjeku Sallabanda i tregon zgjidhjen

Kita Sallabanda ka zgjedhur të jetojë larg Shqipërisë, por është gjithmonë i përditësuar me ngjarjet në vendin tonë. Mjeku i njohur neurokirurg që jeton në Madrid ka reaguar për situatën me spitalin shtetëror në Shqipëri.

Aktori Genc Fuga u përball me një sprovë në jetën e tij, teksa iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në spital privat, pasi shtetërori ishte në pamundësi për ta ofruar sepse nuk kishte paisjet e specializuara. Për këtë Sallabanda shkruan në facebook-un e vet:

Të dashur miq, dje në një postim, në një grup mjekësh, kritikova qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë për rastin e aktorit të njohur Genc Fuga. Sot mbaj të njëjtin mendim, por nuk duhet bërë shkak të sulmohen spitalet private që e ofrojnë këtë shërbim.

Por, sistemi publik i cili nëse nuk e ofron në institucionet e tij, duhet ta garantojë në ato private në formën e rimbursimit, siç propozon profesori im Tritan Shehu dhe siç është një praktikë e zakonshme në shumë të vende europiane. Pacienti JOOO, sistemi PO!

Të gjithë publik e privat janë 1. Në shërbim të shoqërisë dhe duhet të jetë pa kosto për pacientin dhe me cilësi”, shkruante mjeku i njohur neurokirurg.

Kujtojmë që mjeku Genc Fuga pësoi një goditje cerebrale dhe u desh ndërhyrja në spital privat që t’i shpëtohej jeta me një kosto prej 19 mijë eurosh.

Çfarë i shkruante mjeku Sallabanda ministres Manastirliu:

E nderuar Ogerta! Rasti i Genci Fugës dhe dhjetrave qytetarëve të tjerë, është një rast flagrant i neglizhencës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së QSUT që nuk janë të aftë të sigurojnë një trajtim që bëhej që në kohën e profesorit të nderuar, Gjergji Vretos. Kur teknologjia është dhe ku mungon vetëm dëshira, ose ku ka interesa të qartë ekonomikë. Ju keni mundësinë ta ofroni atë shërbim, kush të dojë mund të shkojë te privati. Profesor Kita Sallabanda, Madrid, Spanjë”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese