Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mundësitë dhe kushtet për t’u punësuar në Gjermani, Ambasada u tregon shqiptarëve si duhet të veprohet

Shkruar nga Newsbomb

Ambasada gjermane në Tiranë me anë të një broshure ka informuar shqiptarët për mundësitë dhe kushtet e punësimit në Gjermani.

“Për shkak se Republika e Shqipërisë është kategorizuar në Gjermani si një i ashtuquajtur „vend i sigurtë origjine“, kërkesat për azil të nënshtetasve nga Shqipëria faktikisht nuk kanë pothuajse asnjë shans të njihen. Prandaj pjesa dërrmuese e azilkërkuesve, të cilët vijnë nga Republika e Shqipërisë duhet të kthehen sërish në atdheun e tyre. Me efekt ligjor nga data 28.10.2015 janë lehtësuar kriteret ligjore për futjen në tregun gjerman të punës të qytetareve dhe qytetarëve nga Republika e Shqipërisë: Nga data 01.01.2016 e deri më datën 31.12.2020 qytetaret e qytetarët nga Republika e Shqipërisë kanë mundësi të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për të gjitha profesionet e punës, shkollimet profesionale, e punë të tjera ndihmëse. Kjo vlen edhe atëherë kur Ju nuk keni një shkollim të caktuar profesional, apo kur kualifikimi Juaj profesional nuk njihet në Gjermani. Nga kjo rregullore përjashtohen rastet e punëmarrëseve dhe punëmarrësve të huazuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në broshurë jepen gjithashtu udhëzimet se si personat që sigurojnë një vizë për punë, duhet të përgatiten paraprakisht, përpara se të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Mundësitë dhe kushtet për t’u punësuar në Gjermani, Ambasada sqaron shqiptarët

[iframe class="scribd_iframe_embed" src="https://www.scribd.com/embeds/301952188/content?start_page=1&view_mode=scroll&show_recommendations=true" data-auto-height="false" data-aspect-ratio="undefined" scrolling="no" id="doc_39587" width="100%" height="600" frameborder="0" ]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll