Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

‘Mund të ndodhë afër…ose jo’, Trump konfuzon botën për luftën në Siri

Lajme të ngjashëm

Donald Trump më herët u shfaq shumë i indinjuar në lidhje me sulmin kimik në Siri, e ndërsa pak më parë duket se ka vendosur t’i ulë tonet në lidhje me raketimin e forcave ushtarake siriane.

Me anë të një statusi në Twitter, presidenti i SHBA-ve ka konfuzuar të gjithë botën, duke ‘përgjysmuar’ disi deklaratën e dhënë në mëngjes. Trump ka shkruar se ai kurrë nuk ka thënë se Amerika do të sulmojë Sirinë, ndërkohë që njëkohësisht nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Kurrë nuk kam thënë se mund të ndodhë një sulm ndaj Sirisë. Mund të ndodhë shumë shpejt ose jo aq shpejt! Gjithësesi, Shtetet e Bashkuara nën drejtimin tim kanë bërë një punë të shkëlqyer në pastrimin e rajonit nga ISIS. Ku është “Faleminderit Amerika” jonë?” ka shkruar Trump.

Reagimet e tij erdhën fill pas vdekjes së më shumë se 40 sirianëve si pasojë e një sulmi të rëndë kimik të ndodhur rreth 10 ditë më parë në qytetin e Doumas.

Më shumë