Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mund të ishte vrarë, si i shpëtoi plumbave duke ikur me vrap shoferi i Mond Çekiçit (Tregon ngjarjen e frikshme)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fd2a49e627de969cc630d210b4955ec3

Shoferi i Edmond Çekiçit ka dëshmuar për vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Durrës.

Ai tha se personat që kanë bërë atentatin ndaj Edmond Koçit ose siç njihej ndryshe Mond Çekiçi pjesë i bandës së Durrësit, ishin të maskuar me kapuça dhe shaje.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së babait të Çekiçit. Shoferi ka treguar se ka arritur t’i shpëtojë ngjarjes sepse ishte larguar me vrap, teksa tha se kishte pak kohë që punonte për Edmondin dhe se nuk e dinte se ai kishte konflikte.

“Nuk i kam parë, nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mengjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makine e zezë Benz. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall. Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin,” tha shoferi.

Kujtojmë që Edmond Koçi u ekzekutua pranë banesës së prindërve të tij mëngjesin e sotëm. Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e saj. Atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.

Në periferi të qytetit të Durrësit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve. Në makinë është gjetur edhe arma e krimit tip kallashnikov. Po ashtu, edhe tragat e mjetit me të cilin autorët kryen krimin rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img