Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

“Mund të dukemi naivë, por ia vlen”, Alibeaj i vendosur: Kjo është PD! Kemi qëndruar dhe do qëndrojmë këtu në ditë të vështira e të mira

Lajme të ngjashëm

Kryetati i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur sot konferencën e parë për media nga selia e re e PD-së, pas mbledhjes me anëtarët e kryesisë së kësaj force politike.

Alibeaj ka thënë se logo e PD-së së vërtetë është ajo brenda së cilës demokratët kanë zgjedhur të qëndrojnë në kohë të vështira dhe kohë të mira, dhe jo vetëm për llogari elektorale.

Alibeaj u shpreh i ndërgjegjshëm se PD e drejtuar pa tij do ta ketë të vështirë të marrë rezultat “triumfues” në zgjedhje, pasi ka dalë pas një beteje të gjatë rreth 1 vjeçare brenda saj.

Megjithatë Alibeaj u shpreh se është përgjegjësia e tij dhe demokratëve të ringrijnë partinë duke ri-instaluar identitetin e së djathtës në vend.

“Për arsye joracionale të çosh demokratët diku tjetër?! Çfarë ka bërë më tepër Edi Rama? Do të qëndrojmë këtu, në ditë të vështira dhe në ditë të mira. Kjo është logoja të cilën këtë vend e ka orientuar drejt perëndimit. Kjo është logoja që i ka dhënë shqiptarëve logon perëndimore. Sot është në situatë të vështirë. Mund të dukemi naivë. Jo, ja vlen.

Në politikë duhet të jesh i vërtetë. Kemi kaluar në nj vit e gjysmë një situatë me tepër probleme. Askush nuk mund ta pretendojë që pas një beteje kaq të fortë që kemi kaluar, të flasim me hipokrizi për rezultatin. Rezultari do të jetë ai që demokratët dhe shqiptarët do të na japin në 14 maj. Nuk nxitoj t’i vë epitet, triumfal, zhgënjyes, por të gjithë ata shqiptarë të ndershëm demokratë që kanë qëndruar, dhe e kanë bërë këtë jo nga llogaria elektorale por për identitetin e së djathtës që do të duhet të ri-instalohen në këtë vend”, u shpreh Alibeaj.


Më shumë