Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Muhamet Rrumbullaku përjashton nga Policia nënkomisarin e Shkodrës, i mori paratë nga makina qytetarit dhe rrahu dhe një tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Muhamet Rrumbullaku përjashton nga Policia nënkomisarin e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm të nënkomisar Shkëlzen Gjonaj. Kjo masë vjen disa orë pas asaj të pezullimit, që u mor pasditen e kësaj të enjteje.

Fillimisht, nënkomisari Gjonaj është denoncuar në një media online se i kishte vjedhur një shtetasi një shumë parash, teksa e kishte lënë makinën në garazh. Menjëherë nisën hetimet dhe nënkomisari u pezullua.

Lexo edhe: VIDEO/ Vodhi zarfin e mbushur me para dhe e fshehu në kapele, pezullohet polici nga Shkodra, AMP nis hetimet

Por më vonë gjatë mbrëmjes, emisioni Fiks Frae transmetoi një video tjetër, ku ky punonjës policie shfaqej duke dhunuar një qytetar në një lokal të Shkodrës. Në këto kushte, kryepolici Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin e menjëherëshëm nga Policia.

Lexo edhe: Skandali në Fiks Fare/ Komandanti i policisë i kontrollon makinën dhe portofolin një qytetari, rreh një tjetër!

Reagim i plotë i Policisë së Shtetit

Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:

Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj.

Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Policia e Shtetit falënderon median që denoncon raste të tilla dhe siguron qytetarët e median se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilindo punonjës që do të cenojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve apo do të abuzojë me detyrën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese