Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Muç Nano vlerëson foton e kandidatit të PS dhe kryetarit të PD nga Vlora: Shpërndajeni sa më shumë, shembull pozitiv

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Muç Nano duke komentuar situatën e tensionuar politike një ditë para zgjedhjeve bën thirrje për qetësim, dhe i tërheq vëmendjen një fotografi e publikuar nga gazetari I Vlorës Ergys Alushi, ku shquhet kandidati i PS për deputet në qarkun e Vlorës, Ilir Metaj, dhe kryetari I PD së Vlorës Genc Deromemaj që pozojnë bashke me tre gazetarë pak ditë para fushatës zgjedhore.

Muci thotë se kjo duhet të ishte një gjë banale, por në kohët që po jetojmë përpara zgjedhjeve, është një foto që duhet të shpërndahet sa më shumë në rrjete sociale. Madje, sugjeron analisti Nano, duhet të ketë sa më shumë foto të tilla.

Komenti i Mustafa Nanos:

Kur thashë se shoqëria shqiptare, madje edhe politika shqiptare, ka brenda potencialin e së mirës, pata parasysh (mund tju vijë për të qeshur por ky është fakt) një fotografi të thjeshtë. Një fotografi e cila është publikuar para dy tre ditësh

Aty kishin dalë Ilir Metaj (jo presidenti jonë I Republikës), kandidati për deputet I PS në Vlorë, I cili kishte dalë bashke me Genc Deromemajn, kryetar I PD në Vlorë. Përsërish: është një fotografi e thjeshtë, e zakonshme, madje një fotografi banale, tek e cila mua, por edhe gjithkujt tjetër, nuk do të duhej ti shkonte syri ndonjëherë.

Unë nuk kisha pse të ndalesha te kjo gjë. Madje, kjo fotografi nuk kishte pse të ishte një foto-lajm, sepse u publikua në shumë portale si foto-lajm. Por në fakt, u publikua me të drejtë si e tillë. Sepse sot, në rrethanat elektorale në të cilat po jetojmë, në rrethanat e tensionuara, frikshmërisht të tensionuara, kjo ishte një nga gjërat më të bukura që mua më kanë parë sytë gjatë muajit të fundit, gjatë kësaj fushate. Madje për mua është gjëja më e bukur.

Dhe unë do tu bëja thirrje të gjithë ilirmetajve (jo presidentit të Republikës) dhe gencderomemajve të Shqipërisë që të bënin të njëjtën gjë, të bënin fotografi të tilla dhe ti shpërndanin në rrjetet sociale, në mënyrë që të përcillnin mesazhin, apo tu jepnin një lloj mesimi atyre mendjeve të prishura në tiranë, apo atyre njerëzve që kanë dalë mendsh nëpër gjithë Shqipërinë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img