Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

MUÇ NANO sulmon ‘me elegancë’ Fevziun e Vasilin: Bëjnë emisione ‘horror’ me sherre, ftojnë njerëz që nuk kanë ç’të thonë (JA CILËT GAZETARË VLERËSON ANALISTI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3e9dc208e3930b69581d71f61a1932a

Analisti Muç Nano, që ka filluar një emision të tijin në MCN Televizion, i hapur rishtaz në tregun mediatik shqiptar, ka sulmuar “plot elegancë” dy kolegë të tij, Blendi Fevziun dhe Eni Vasilin për emisionet që kryejnë në “prime time” çdo të enjte.

Muçi, gjatë një bisede me analistin Alfred Lela thotë se në studiot e tyre ka veç sherre dhe ftohen njerëz që nuk kanë asgjë për të thënë dhe për të ofruar.

Deklarata e Nanos u bë në një kohë që në Shqipëri kanë filluar ethshëm programet televizive politike që bazohen te fushata elektorale. Sipas Nanos, analistët dhe të ftuarit e tjerë nuk janë të duhurit. Ndërkohë që ka vlerësuar për emisione të mira dy kolegë të tjerë, Sokol Ballën e Ilva Taren.

Debati në TV:

Muç Nano: Cili është ai emision që ta shpif më shumë të enjteve apo çdo ditë të javës? Kjo ishte një koicidencë e bukur. Jemi prapë të profesioni jonë. Sepse supozoj që pyetjet duhet të jenë të natyrave të ndryshme, kështu kemi rënë dakord të paktën. Të paktën unë kështu isha përgatitur. Cili është ai emision. Me thënë të drejtën Lela unë kam një problem me ditën e enjte. Dita e enjte është një ditë e frikshme, horror.

Lela: Ti ke qenë aktor i të enjteve Muçi…

Muç Nano: Jo, unë kam qenë i ftuar. Unë e kam me këta që duan të bëjnë një program të rëndësishëm dhe gjëja e parë që kanë të sigurt është se do ta japin ditën e enjte në orën 9. Dhe janë ngjeshur të gjitha programet në orën 9 ku je dhe ti…

Lela: Po jam dhe unë, e hënë e enjte…

Muç Nano: E nuk mund të mungoje se janë programe Talk Shoë dhe mund të jetë kompeticioni më I egër që ekziston në botën e tregut sot në botë, në shkallë planetare. Dita e enjte ora 19.00 me 23.00, është horror. Mua nuk më shqetëson që janë gjithë këto programe eee, po më shqetëson fakti që janë të gjitha programet njësoj. Ti bën program të butë sepse kjo buron prej natyrës tënde, Sokol Balla bën program të butë; Ilva Tare bën program të butë ku nuk ka sherre, po të tjerat, të tjerat janë sherre dhe studioja u lihet në dorë njerëzve që edhe nuk kanë shumë për të ofruar. Mund ti ftosh njeherë disa njerëz, po s’mund ti ftosh çdo të enjte se nuk kanë asgjë për të ofruar përvec sherreve.

(marrë nga MCNTV)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img