Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Muç Nano analizon PD post-zgjedhore: Nuk i kam parë kurrë në këtë derexhe, shohin avenirin politik të një idioti të dobishëm (E PLOTË)

Lajme të ngjashëm

Analisti Mustafa Nano në një koment të gjatë në mcntv.al analizon humbjen e PD në zgjedhje dhe ndryshimin 180 gradë të qëndrimeve të kësaj force politike që në mbyllje të kutive të votimit, e deri dy ditë pas zgjedhjeve.

Shkruan Nano:

Eshtë interesante sjellja e demokratëve pas datës 25 prill. Një a dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit pamë Lulzim Bashën të qeshur para kamerave që deklaroi se shqiptarët e bënë të tyren dhe se fitorja e tyre ishte në kutitë e votimit që sapo ishin hapur e po numëroheshin. Nuk i nxuri goja asnjë ankesë. Përkundrazi, të jepte përshtypjen se ishte i një mendjeje me mua: “dita e votimit ishte një ditë e bukur, shqiptarët u sollën si qytetarë shembullorë…

Zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur tanimë. Këtë gjë e dinë dhe demokratët. Që të gjithë. Dhe prandaj, sjellja e tyre është e cuditshme. Unë nuk kam fuqi ti kuptoj. Ka kohë që nuk i kuptoj në fakt por këtë herë është ndryshe. Nuk i kam parë kurrë në këtë derexhe, të fiksuar pas merakut për karrierën e një humbësi serial, e për avenirin politik të një idioti të dobishëm (më falni, të padobishëm). Janë në kulmin e një zhgjendrre.

Po jetojnë në një realitet që e kanë vec në kokën e tyre ku cdo gjë është me kokëposhtë: humbja u duket një fitore, Basha u duket udhëheqës i madh, Berisha u duket sikur nuk është kryetar partie, socialistët u duken sikur janë në pakicë, e Rama u duket i mbaruar. Prandaj them se ata janë tanimë unelectable.

Më shumë