Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

“Muaj ferri!” Fitoi lirinë, Zogu i Tiranës rrëfen burgosjen brenda mureve të shtëpisë: Më përdorën, mezi prisja që e vërteta të dilte në dritë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Hermes Nikaj, apo ndryshe ashtu si të gjithë e njohim “Zogu i Tiranës”, pak ditë më parë arriti të fitonte lirinë pas një procesi të gjatë gjyqësor.

Gjykata vendosi të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi për Nikajn dhe të urdhërojë lirimin e tij, duke e mbyllur përfundimisht çështjen që nisi në fund të vitit 2019, kur ai u ndalua në një dhomë hoteli me mikun e tij, një sipërmarrës nga Kurbini.

Dhe tani gjë gjithçka ka mbaruar, Hermesi i çliruar thotë se kishte kohë që priste që kjo ditë të vinte dhe e vërteta të dilte në dritë.

“I çliruar! I çliruar nga drejtësia dhe nga ndërgjegjja. Kisha kohë që prisja të dilte në dritë e vërteta ime. Gjëja e parë që bëra përqafova nënën time, ajo ka vuajtur bashkë me mua”, tha ai për “Panaroma Plus”.

E të gjithë muajt që qëndroi në shtëpi, Zogu i Tiranës i përshkruan si “muaj ferri”, pasi një person aq energjik si ai e kishte shumë të vështirë që të qëndronte mbyllur.

“Muaj ferri do të thosha. Një njeri aq social sa unë, aq energjik dhe alegro e kishte shumë të vështirë t’u përshtatej kushteve të reja. Ndieja që më zihej fryma ndonjëherë! Kam pasur probleme me stresin, ankthin, frymëmarrjen, doja të zgjohesha nga ajo ëndërr e keqe. Mësova që jeta të përplas me gjithçka. Njeriu përjeton gjëra që as nuk i ka imagjinuar, por mbi të gjitha mësova që i drejti zhytet, por nuk mbytet”, shtoi ai.

Më shumë

spot_img