Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, nga Kuvendi ka kërkuar përjashtimin e ministres Elisa Spiropali, pas përdorimit të termave “ofendues” ndaj deputetëve të opozitës.
Spaho përmendi ngjarjen ku ai u përjashtua pasi gjatë fjalimit të tij në Kuvend përdori fjalën “bastard”, duke kërkuar kështu të njëjtën gjë edhe për ministren, pasi sipas tij të gjitha palët janë të barabarta.
“Rregullorja duhet të jetë njësoj për të gjitha palët dhe dueht të zbatohet. Unë jam përjashtuar se kam përdorur termin bastard. Ministrja duhet të përjashtohet se përdori termin kope, lukoni.
Unë ju propozoj të mblidhni komisionit e etikës dhe të marrin vendim të përjashtojnë ministren. Këtu jemi të gjithë të barabartë”, tha Spaho.