Hapësire reklamuese

Showbiz

“Mua dhe Noizyn kanë dashur të na shikojnë keq”, Stresi i bie “lapsit”: Nuk jemi ashtu si mendoni ju….

Shkruar nga Newsbomb
“Mua dhe Noizyn kanë dashur të na shikojnë keq”,

Prej vitesh “lufta” mes Noizyt dhe Stresit ka shoqëruar botën e repit shqiptar. Pajtimi i tyre solli një zhurmë të madhe, e cila nuk u la pa u komentuar nga të gjithë.

Armiqësisë shumëvjeçare i erdhi fundit dhe përpos kësaj të gjithë u bëmë kurioz arsyen pse tani reperët vendosën që të bëjnë paqe.

Së fundmi Stresi në një intervistë për Prive ka folur më shumë dhe ka treguar detaje të cilat nuk i dinim për atë që ka ndodhur.

Reperi rrëfen se me Noizyn asnjëherë nuk ka qenë armik dhe se kishte ardhur koha që të pajtoheshin, ndonëse ky lajm nuk është fort i mirë për shumë reperë të tjerë.

“E vërtetë që është një ndër ‘sherret’ më të mëdha që ka pasur historia shqiptare, kanë ndodhur shumë gjëra, ka pasur edhe shumë raste që nuk janë lajmëruar në polici dhe tanimë jemi në një moshë të madhe, njerëzit kanë dashur gjithqysh të na shohin keq dhe i ramë lapsit, unë i rashë lapsit.  Realisht, unë nuk e kam armik. I kemi mbyllur gjërat, secili në punë të vet secili ka suksesin e vet. Ky është lajm shumë i keq për të gjithë reperët sepse kanë pasur dëshirë të na shohin ndryshe, por jo nuk jemi ashtu siç mendoni ju”- thotë Stresi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.