Hapësire reklamuese

Politikë

“M’u shfaq në një shtizë të lartë…”, Grida Duma tregon çfarë i ndodhi në fshatrat e Gjirokastrës

Shkruar nga Newsbomb
“M’u shfaq në një shtizë të

Grida Duma në emisionin e mbrëmjes së djeshme në " Top Story", na tregoi se ajo e nderon kudo dhe kurdo flamurin kombëtar.

Për ta vërtetuar këtë që ajo tha, Duma tregoi dhe një rast i cili i kishte ndodhur në muajin gusht në fshatrat e Gjirokastrës.

Ajo tha se teksa ishte duke udhëetuar u shfaq papritur në nëj shtizë të lartë flamuri shqiptar dhe e nderoi me dorë.

“Në gushtin që lamë pas udhëtoja drejt jugut. Ishte një moment le të themi fshatrave të Gjirokastrës, shkretëtirrë nga pikëpamja e banesave, nuk kishte banesa.

Dhe në mënyrë të mrekullueshme teksa udhëtonim me makinë mu shfaq në një shtizë të lartë një flamur i bukur shqiptar. Ishim në udhëtim nuk ndalova, ishte e papritur në fakt.

Dhe në mënyrë instiktive e nderova flamurin me dorë. E kam nderuar dhe do ta nderoj flamurin shqiptar kudo që ta shoh”, tha Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese