Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

“M’u kujtua ftohja e marrëdhënieve me Kinën”, Paloka analizon takimi e djeshëm Rama-Kim: Janë kujdesur të mos ketë asnjë buzëqeshje

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadës amerikane në Tiranë janë ftohur.

Kjo sipas tij, dallohet edhe nga fotografitë e postuara nga ambasada e SHBA, ditën e djeshme gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama me Yuri Kim dhe ndihmës Sekretaren për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes.

Sipas Palokës, stafi i ambasadës amerikane është kujdesur që në foto të mos ketë asnjë buzëqeshje, duke i kujtuar atij një fragment të Kadaresë ku përshkruhet ftohja e marrëdhënieve me Kinën.

“Nuk e di se si, po këto fotot e postuara në faqen e ambasadës së fundmi, më kujtuan një fragment të Kadaresë ku përshkruan ftohjen e mardhënieve me Kinën në atë kohë. Tregon se si ndryshuan njoftimet zyrtare mbas takimeve të delegacioneve dy palëshe që kaluan nga; “ Takimi ishte i ngrohtë dhe miqesor” në “Delegacionet i buzeqeshën njëri tjetrit”

Në fakt tek fotot e fundit të ambasadës janë kujdesur që të mos ketë asnjë buzeqeshje amerikane …”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.

Rama dhe Yuri Kim / Foto nga postimi i Palokës
Rama dhe Yuri Kim / Foto nga postimi i Palokës

 

Më shumë