Kryeministri Rama dhe kryetarja e Komisionit për Inceneratorët, Jorida Tabaku, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, në punimet që po mbahen në këto momente në sallën e Kuvendit. Disa herë të dy i kanë ngritur zërat, me Ramën që kërkonte të mos i ndërpritej fjala pas çdo fjalie dhe me Tabakun që kërkonte qetësi.
Tabaku: Mund të fokusohemi këtu, me qetësi
Rama: Më jep ku e bazon këtë. Më jep bazën ku është ky 100 milionëshi
Tabaku: Me qetësi, me qetësi… Baza e 100 milionë euroshit është thesari i buxhetit të shtetit
Rama: Me këtë qetësinë se mu bëre si Ilir Meta, ç’është kjo me qetësi me qetësi, jo po futi dhe një dashuri nga mbrapa dhe me qetësi e dashuri
Më vonë, në sallë u zhvillua dhe një tjetër debat i ashpër pas të cilit kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do t’i përgjigjej më asnjë pyetje të Jorida Tabakut, sepse kjo e fundit nuk po e lejonte të fliste duke ndërhyrë çdo herë.
Pyetje – përgjigjet e Tabakut dhe Edi Ramës:
Rama: Të gjejmë ku janë, nga kanë dalë ato 430 milionë eurot. Kur të gjejmë atë, unë po ju them ekzaktësisht
Tabaku: I kërkoj teknikës të mos më mbyll mikrofonin. Për 100 milionë eurot ishte pyetja
Rama: Këto 100 milionë eurot janë fantazi e juaja. Sepse buxheti i shtetit ka paguar 30.6 miliona për Elbasanin dhe 24.7 [për Fierin. Unë nuk jam shumë i fortë në aritmetikë, por juve nuk jua lë dhe po provoj vet. Bëjnë 55.3 milionë. Se ku i gjeni ju 430 do trajtohet rrugës.
Unë do qëndroj shumë strikt dhe nuk do hyj ku e ka origjinën kjo aritmetikë dhe çfarë dëmesh i ka sjell kjo vendit. Por më thoni ku janë këto 100 milionë euro për Tiranën. Më jepni dokumentin, ku shkruhen këto eurot. Pse si bëni 1 miliardë euro.
Tabaku: Mund të fokusohemi këtu, me qetësi
Rama: Më jep ku e bazon këtë. Më jep bazën ku është ky 100 milionëshi
Tabaku: Me qetësi, me qetësi… Baza e 100 milionë euroshit është thesari i buxhetit të shtetit
Rama: Me këtë qetësinë se mu bëre si Ilir Meta, ç’është kjo me qetësi me qetësi, jo po futi dhe një dashuri nga mbrapa dhe me qetësi e dashuri
Tabaku: Thesari i shtetit dhe buxheti nga viti 2014, në formë kumulative sipas pagesave që ju thatë vetë, për Tiranën ka bërë një volum pagesash prej 35 milionë eurosh drejt këtij koncesionari. Qyteti i Durrësit ka filluar pagesat për koncesionarin e Tiranës, qyteti i Kavajës ka filluar pagesat për koncesionarin e Kavajës, disa qytete në Elbasan kanë… më lejoni të mbaroj
Pagesa thesari nga buxheti i shtetit dhe buxheti i shtetit për kompanitë koncesionare janë në total 100 milionë euro. Zoti dëshmitar, cili është përkufizimi që ju i jepni ligjit. Çfarë është ligji për ju?
Rama: Kemi këtë para se kjo kërkon sqarim. Më dhe informacionin por ky informacion ka një problem. Tani, zonja kryetare jemi shumë dakord deri tek 55-sa, me Elbasanin 30.6 dhe fierin 20.4, por me të gjithë operimin dhe trajtime mbetjeve me zero për qytetarët, me zero për bashkinë. Kjo është formula, me zero.
Tabaku: Ju jeni në dijeni?
Rama: Patjetër që jam në dijeni, se kur pash 430 milionë euro thashë ku i ka çuar lekët grupi kriminal që nuk mi ka dhënë mua.
Tabaku: Zoti dëshmitar, fokusohemi te përgjigjet e radhës.
Rama: Objekti i këtij komisioni hetimor… më lër pra të flas.
Tabaku: Ju kam bërë tre pyetje, jepni përgjigje
Rama: Atëherë, edhe një herë mua nuk më del llogaria ashtu. Llogaria ime dhe e jona është ndryshe sepse impianti do ndërtohet 1005 me paratë e kompanisë. Ama, çfarë janë këto pagesa, se ishit e saktë në atë shifër që thatë, ekzaktësisht këtu 2018-2021 në letrat e mia janë 36.9. Deri në vitin 2-47 shkojnë 360. (euro) Këto janë pagesa për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave.
Bëhet dhe pa pagesë, po bëhet por bëhet si Porto Romano. Bëhet dhe si në Sharrë. Bëhet si në Fier.
Këto janë pagesat zonja Tabaku. Nuk janë pagesa për ndonjë aferë. Janë pagesa për ton, për një shërbim i cili sot është ekselent. Mjafton të shkon në Sharrë.
Tabaku: Ule tonin e zërit se të lë unë, ule zërin
Rama: Pagesat në buxhetin e shtetit…. pse më ndërhyn. Vokalisht kur ndërhyn ke një ndikim negativ në kordat e zërit tim. E pe me Dhuratën… Më lër të mbaroj këtë, se kjo teknika sa del gjëja ndryshe vjen thirrja për qetësi
Tabaku: Të fokusohemi te objekti i këtij komisioni dhe paraja publike
Rama: Po mirë përse më ndërhyre? Përse më ndërhyre?
Tabaku: Ja këto gjëra na kanë sjell këtu
Rama: Tani më lini të mbaroj. Plehrat përpunohen me para.
*Ndërhyn deputeti i PD Lefter Gështenja, por dëgjohet vetëm në sallë sepse ishte pa mikrofon
Si je zoti Gështenja, më lër të thyer njëherë këto arrat e mia, pastaj të fillojmë me gështenjat
Tabaku: Zoti dëshmitar, nuk është normale kjo
Rama: Po ai po qesh. Ju duket normale që kur dëshmitari flet, njëri nga salla komenton?! O bëni kryetaren e Komisionit, dhe kur më jepni mua fjalën më lini ta mbaroj, pastaj për këto me aktrim jam i gatshëm unë. Tani o bëj pyetje…
Tabaku: I vetmi që keni fyer në këtë sallë jeni ju
Rama: Më thuaj kur kam bërë fyerje unë
Tabaku: Me këtë zë flisni me vartësit tuaj
Rama: Po pusho pra më lër të fokusohem
Tabaku: A ka mundësi të ulësh tonin e zërit këtu, mos më thuaj mua pusho
Rama: Ke një ton zëri grricës. Do bëj tre minuta pushim sa të qetësohet kryetarja e Komisionit
Tabaku: Jam shumë e qetë. A je ti më i qetë tani
Rama: Sekretaret e partisë kështu përballë i kam pasur që kur isha i vogël unë. Po nuk je e qetë. Ti ke muaj të tërë që po e shkallon miletin me 430 milionë euro, tani e bëre 100 milionë euro. Unë këtu kam ardhur për lekët, do ti sqarojmë sot lekët e shqiptarëve një më një, ti mos na vono, mos më shfokuso.
Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit se mezi po rri këtu. Mos më ndërprit, të jetë hera e fundit që më ndërpret
Tabaku: Këtë ton mbajeni me vartësit tuaj
Rama: Nuk i përgjigjem asnjë pyetje të zonjës, nuk e meriton respektin tim
Tabaku: Kam të drejtën time për pyetje. Kam 51 pyetjet e mia.
Rama: Unë do ti dëgjoj pyetjet tuaja dhe nuk do përgjigjem se ju jeni në shkelje të ligjit. Mund të bëni koment shpjegues të pyetjes, por nuk mund të thoni lloj lloj gjërash. Unë juve nuk ju përgjigjem më. Ju vazhdoni bëni pyetje. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit