Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ulen infektimet me Covid-19, por mbetet i lartë numri i viktimave, 24 pacientë në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Ulen infektimet me Covid-19, por mbetet i lartë numri i viktimave, 24

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Nga 2522 testime kanë rezultuar pozitivë 217 qytetarë, ndërsa janë shënuar 9 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2522 testime, 217 qytetarë të infektuar, 9 humbje jete dhe 202 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki:

143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.

Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        217

Të shëruar në 24 orë      202

Të shtruar në spitale       153

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                2522

Testime totale              1,261,888

Raste pozitive                178,188

Raste të shëruara            169,085

Raste Aktive                     6,274

Humbje jete                      2,829

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3078

Durrës            710

Fier                 698

Shkodër         486

Elbasan          231

Berat              194

Gjirokastër      191

Lezhë             188

Kukës             159

Korçë              143

Vlorë               114

Dibër               82

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll