Lajme të mira vijnë për nënën e re, e cila u aksidentua duke rënë nga ballkoni, e për pasojë jeta e saj ishte në rrezik serioz.
Por, duket se mrekullia ndodhi për Najadën, ku ndërhyrja e specializuar në spitalin Amerikan dhe me ardhjen enkas për këtë rast të një mjeku të njohur nga Austria, nëna e një foshnje të vogël ia doli dhe është jashtë rrezikut për jetën. Lajmin për shpëtimin e saj e bën të ditur bamirësi Ilir Hoxholli në facebook, ndërsa falenderon të gjithë shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve që u solidarizuan duke kontribuar financiarisht për operacionin e Najada Celsulës.
“Shperndajeni ju lutem, o Zot shpetoi. Me lot nder sy sot falenderoj Spitalin Amerikan, Prof. Dr Emeka Nkenke kirurgun me fame i cili erdhi nga Austria enkas per Najaden, te gjithe ata qe ndihmuan, qe e shperndane, nuk kam fjale t'i falenderoj...
Faleminderit Sp Amerikan qe mundesoi te mbuloi te gjitha shpenzimet, mbi te gjitha ardhjen e Kirurgut Prof. Dr Emeka Nkenke, Dr Tonin Alia, faleminderit te gjithe bamiresve qe mundesuan te blejne pajisjet, faleminderit shqiptareve brenda dhe jasht, ju jeni heronj, shpetuat nje jete qe nje nene te rikthehet te foshnja e saj. Kush eshte Prof Dr Emeka Nkenke, i cili do te jete staf i spitalit Amerikan? Profesor dhe Shef I Departmentit të Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Universiteti I Mjekësisë, Vienë, Austria
03-09/2014 Profesor dhe Shef I Departmentit të Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Spitali Universitar, Halle, Gjermani
2009-2014 Profesor me kohë të plotë i Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Universiti i Erlangen-Nuremberg, Gjermani”, shkruan Hoxholli.