Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Mourinho sërish në luftë fjalësh me City, mediat: Është paranojak

Shkruar nga Newsbomb

Jose Mournho e di shumë mirë se rreziku kryesor për titullin kampion në Angli, për Chelsea është vetëm Manchester City. Për të thumbuar rivalët e për të trazuar ata me lojërat e fjalëve ku është shumë I zoti, luzitani sulmoi pretendentin tjetër të Premier League, Manchester City për blerjen e Bony.

"Komplimente, është një sulmues shumë i mirë. Nëse kanë fonde dhe nuk kanë problem me Fair Play, atëherë shumë mirë për ta. Në fund ama, zbresin në lojë 11 futbollistë për secilin ekip, vetëm në rast se ndryshojnë rregullat dhe luhet me 12” tha me ironi Mourinho. Shtypi britaniuk e ka quajtur paranojak, por mbetet fakt që një prej ekipeve që e shkel me të dy këmbët, rregullin e UEFA-s për të mos shpenzuar më shumë sa fiton, është City.

E menjëhershme replica dhe nga menaxheri i Citizens, Manuel Pellegrini. "Fair play Financiar është i njëjtë për të gjithë. Nuk dua të komentoj deklaratat e të tjerëve por e nënvizoj se ky klub nuk është vetëm para’, dhe këtë e tregojnë titujt, dy nga të cilët vetëm vjet” tha trajneri kilian.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll