Gianni Infantino, kandidat i Evropës për presidencën e FIFA-s, ka marrë mbështetjen e shumë figurave të futbollit, përfshirë edhe të trajnerit Jose Mourinho, gjatë një eventi në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës të hënën.
Sekretari i Përgjithshem i UEFA-s ka prezantuar planin e tij për 90 ditët e para në presidencë, nëse zgjidhet më 26 shkurt në Zurih, në praninë e portugezit Mourinho, ish-futbollistëve të mirënjohur, portugezit Luis Figo, brazilianit Roberto Carlos, spanjollit Fernando Hierro, apo dhe të ish-seleksionerit të Anglisë, Fabio Capello.