Hapësire reklamuese

Aktualitet

Motrat Lalo e akuzuan se nuk i ka shërbyer babait të tyre, flet për herë të parë mjekja Migena Qato: Është mendimi i tyre, pacienti erdhi në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_404842" align="alignnone" width=""]Mjekja Migena Qato[/caption]

Mjekja Migena Qato ka folur për herë të parë, pasi u akuzua nga motrat Lalo se nuk i ka bërë shërbimin e duhur mjekësor babai të tyre, Rifat Lalo.

Në një intervistë për News 24, Qato tha se pacienti Lalo ka marrë të gjithë shërbimin e  nevojshëm që nga momenti që është paraqitur në ambientet e spitalit.

Ajo tha se Rifat Lalos i është bërë skaneri dhe të gjitha procedurat e tjera të Covid-19.

Sipas saj, ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me motrat Lalo për t'i njoftuar për gjendjen e babait të tyre. Mjekja Qato i ka denoncuar në polici dy motrat për përhapje të informacioneve të rreme.

Të dyja palët kanë thënë se do t'i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

"Kërkesa e tyre shumë e dyzuar për të marrë babain nga spitali. Në një moment kanë thënë që duan të marrin babain dhe më pas nuk e kanë marrë.

Pastaj dhe konsultat që merrnin nga mjekët jashtë Shqipërisë.

Gjithçka e kam paraqitur në dëshminë e dhënë.

Pacienti ka shkelur në urgjencën e Infektivit në orën 16:30 dhe ka filluar menjëherë trajtimi.

Absolutisht jo. Nuk dua të përkufizoj fjalë si të gënjeshtërta. Është mendimi i tyre.

Pacienti është menaxhuar siç e do protokolli Covid, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Me zonjat në fjalë, për më pak se tepër se 40 minuta kam qenë në komunikim intensiv më tepër se 5 herë. Aty nuk është një vend që mund të rrish t'i përgjigjesh telefonit, por është një vend që duhet të vraposh për të shpëtuar jetë.

Nëse do të shikoni kartelën çdo gjë është bërë sipas protokollit.

Kartelën nuk e kam unë, e disponon shërbimi, nuk i është mohuar e drejta askujt për të marrë kartelën.

Me aq sa patëm mundësi neve, pacienti erdhi në gjendje të rëndë dhe si i tillë pati një fatalitet të shpejtë.

Doja të bëjë një apel që nëse mundemi që ta ndalojmë këtë virus është parandalimi. Për ta bërë këtë është paraqitja sa më parë pranë spitaleve",- tha mjekja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu