Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Motra zbulon se Kim Jong-Un kaloi Covid-in: Ishte rëndë, por nuk shtrihej një sekondë se mendonte për hallet e popullit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka kaluar koronavirusin me simptoma të rënda, ka thënë motra e Kim Yo-jong gjatë një fjalimi para zyrtarëve të lartë të partisë.

Ndonëse për dy vitet e para të pandemisë, Koreja e Veriut pretendonte se nuk kishte asnjë rast me koronavirus, kur pandemia goditi vendin komunist dhe e gjeti të papërgatitur nga infrastuktura mjekësore, qindra-mijëra qytetarë u raportuan të sëmurë me “ethe”.

Fajin për përhapjen e infektimeve me Covid-19, motra e Kim Jong-un ia vuri fletëpalosjeve propagandistike, që sipas saj ishin përhapur nga aktivistët e Koresë së Jugut në kufirin mes dy vendeve.

Por ndonëse Kim Jong-un shpalli dje fitoren ndaj koronavirusit, motra e tij zbuloi se edhe vetë lideri koreanoverior e kishte kaluar virusin me simptoma të rënda.

“Edhe pse ishte i sëmurë rëndë me temperaturë të lartë, ai nuk mund të shtrihej për asnjë moment duke menduar për njerëzit për të cilët duhej të kujdesej deri në fund përballë luftës kundër epidemisë”, tha ajo

Deri më tani Koreja e Veriut ka raportuar 74 vdekje nga koronavirusi, shifër që televizioni shtetëror e ka quajtur si “mrekulli të paprecedentë në historinë e komunitetit botëror të shëndetit”.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img