Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Motra nuk i shkoi në varrim,” kushëriri i Fatmir Tarellarit zbulon të tjera detaje

Shkruar nga Newsbomb
“Motra nuk i shkoi në varrim,” kushëriri i Fatmir

Kushëriri i Fatmir Tarellarit ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Volos të Greqisë.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ai ka treguar së të dyja familjet janë të shokuar nga ngjarja e papritur dhe se veprimi i Fatmir Tarellarit është i kuptueshëm, madje tha se çdokush do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ndër të tjerash, ai tha se motra e të ndjerit nuk ka shkuar në varrimin e Erjon Pelivanit, pasi kishte djalin me temperaturë.

Kjo është një ngjarje e rëndë. Të gjithë janë të shokuar. Edhe prindërit e Erjonit do ta bënin diçka të tillë, nëse do të ishin në vend të Fatmirit. Nuk fola me zonjën greke. Për nusen e Erjonit prindërit thanë fjalë shumë të mira, se ishte një nuse shumë e mirë. Madje ishte dhe në varrim. Madje na nxjerr dhe djalin në telefon.

Gjendja e Elonës është shumë e renduar. Nga bisedat që kam bërë me prindërit e saj, janë shumë të goditur. Elona nuk ka ardhur në varrim, pasi kishte me temperaturë djalin. Vajzat e Fatmirit janë mbështetur nga familjarët. Ato janë fëmijë, nuk kanë faj. Më mori dje vëllai në telefon dhe ju thashë; se çfarë ju duhet vajzave , na thoni që t’ju ndihmojmë.

Se as fëmijët dhe as Elona nuk ka faj. Ne jemi në mbështetje të fëmijëve, ato që shkuan, ikën. Fatmiri është baba i vajzave dhe djalit. Nuk ishte e mira që ndodhi kështu, por s’e kthejmë dot. Jemi në mbështetje të të dy palëve, të fëmijëve. Njerëzit janë të nxehtë dhe nuk mund të qetësohen me një orë. Sa të dalë e drejta”, tha ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese