Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
31 %
2.1kmh
0 %
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
Enj
36 °
E diel, 3 Korrik, 2022
spot_img

Motra e Dumanit me Certifikatë Sigurie të NATO-s? Ministria e Jashtme: Erdhi nga Ministria e Arsimit dhe u përzgjodh për praktikë (REAGIMI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Jashtme ka reaguar pas lajmit se motra e vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani, ka qenë e pajisur me certifikatë sigurie pasi punonte në këtë institucion

Në reagimine Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme thuhet se Xhuljana Dumani erdhi si pjesë e një programi të Ministrisë së Arsimit dhe u përzgjodh për të kryer praktikë tre mujore.

albsig

spring

MEPJ thotë se ajo s’ka patur në asnjë moment akses në informacionin e klasifikuar, por u pajis me certifikatë sigurise DSIK sipas procedurës.

DEKLARATA PËR SHTYP MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME:

Ditën e djeshme në një numër mediash janë publikuar raportime mbi punësimin në MEPJ dhe pajisjen me çertifikate sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, znj. Xh. D.

Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon:

Znj. Xh.D, është përzgjedhue për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombetar i Praktikave të Punes, te Ministrise se Arsimit, në zbatim te VKM nr. 395, datë 29.04.2015, ‘’Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike’’ e ndryshuar.)

Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës.

Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike.

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.

Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.

Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img