Hapësire reklamuese

Aktualitet

Motra denoncon në polici humbjen e vëllait në Konispol, u largua nga shtëpia 1 muaj më parë

Shkruar nga Newsbomb
Motra denoncon në polici humbjen e vëllait në Konispol, u largua

Një 27 vjeçare nga fshati Shëndëlli i bashkisë Konispol ka denoncuar nbë polici humbjen e vëlait të saj, 22 vjeçarit F.D.

Ajo ka treguar se i vëllai është larguar nga banesa në 14 dhjetor 2021 dhe prej 1 muaji nuk ka patur asnjë komunikim me familjen.

"Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka  kallëzuar  se  më datë  14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij", njofton policia.

Ndërkohë, në Vlorë është arrestuar 45 vjeçari L.T, , pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza. 

"Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasi  L. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese