Hapësire reklamuese

Aktualitet

Motori përplaset me depozitën e gazit, përfshihet nga flakët karburanti në Kombinat (Foto-Video)

Shkruar nga Newsbomb

Një karburant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit.

Mësohet se karburant “Barka” që ndodhet pranë stacionit të fundit të autobusit, buzë rrugës ka marrë flakë për shkak të rrjedhjes së gazit.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur. Zjarri ka shpërthyer për shkak të përplasjes së një motori me depozitën e gazit. Më pas flakët janë përhapur në pjesët e tjera të karburantit duke rrezukuar që situata të përshkallëzohet.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Newsbomb.al siguron foto dhe video nga momenti kur karburanti ka marrë flakë.

Forca të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

dfgdsfgerh43hy.jpg

gfthrtherh45gh.jpg

sdfswdgfswg3eg.jpg

sswgfwgg3g.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.