Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Motori merr flakë brenda ashensorit, plagosen 5 persona mes tyre dhe një foshnjë 5-muajshe (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë ku pesë persona, përfshirë dhe një foshnjë 5-muajshe, u përfshinë nga flakët e rëna në ashensor.

Sipas njoftimit të policisë motori i njërit nga qytetarët të cilët ndodheshin në ashensor mori zjarr.

Menjëherë shtetasit identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për mediat u dërguan  në spital dhe nga informacionet gruaja 55 vjeçare dhe mbesa e saj 5-muajshe kanë pësuar djegie të shkallës së tretë në 75% të trupit të tyre, ndërsa tre personat e tjerë që ndodheshin në ato momente me ta në ashensor, kanë pësuar dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, që autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.

Kamerat në ashensor kanë kapur momentin kur ashensori i mbushur me njerëz u mbush me tym dhe zjarr brenda pak sekondash.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img