Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti surprizon sërish, ja si pritet të jenë temperaturat nesër

Shkruar nga Newsbomb

Moti zbardhi festat e Krishtlindjeve në Korçë këtë fundvit.

Reshjet e shiut e të dëborës u zëvendësuan mënjëherë me motin e kthjellët, i cili parashikohet të vijojë i tillë gjatë mbrëmjes dhe përgjatë gjithë ditës së nesërme.

Shëerbimi meteorologjik parashikon se përjashtim këtu bëjnë zona e Alpeve dhe Verilindja ku nuk do të mungojnë dhe vranësirat e përkohshme.

Temperaturat të cilat momentalisht shënojnë vlera nga 1°C në Korcë deri në 13°C në Sarandë do të pësojnë rënie të mëtejshme mbrëmjen e sotme dhe mëngjesin e nesërm.

Të nxitura nga erërat e vrullshme Verilindore parashikohet të regjistrojnë në:

zonat malore -7° - 3°C

zonat e ulta -3° - 11°C

zonat bregdetare 0° - 12°C

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu