Temperaturat kanë filluar të rriten ndjeshëm gjatë javës së fundit duke shënuar deri 30 gradë celcius në qytete të ndryshme, por sinoptikanët parashikojnë një ulje të lehtë për ditët në vijim me 4 deri në 6 gradë.
Nga e mërkura do të fillojë rënia e temperaturave deri në 24 gradë e larta dhe 14 e ulëta, duke vazhduar kështu për 3 deri në 4 ditët e tjera, ndërsa në datën 7 do të fillojë sërish rritja. Nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të pakta të shiut në zona të ndryshme të vendit.