Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Moti “përvëlues” godet vendin, dhe Selami Jenisheri “godet” me këshillën e tij: Shteti tú blejë qytetarëve kondicioner me lekët e OKB

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ashtu si dhe ishte parashikuar më herët nga sinoptikanët këto ditë qershori do të jenë “përvëluese”, pasi i nxehti afrikan ka pushtuar vendin. Mjekë të shumtë kanë dhënë këshillat e tyre se çfarë duhet të bëjnë qytetarët për të përballur këtë valë të nxehti.

Por, përveç tyre së fundmi ka qenë edhe deputeti i Kuvendit Selami Jenisheri, i cili ka dhënë mendimin e tij se si shqiptarët të përballojnë këto ditë ku temperaturat po shënojnë 45 gradë.

Ai thotë se duhet të ketë një qeveri më të përgjegjshme, në mënyrë që të firmosë ndihmat humanitare që OKB ka vënë në dispozicionin tonë, që qytetarët të munden të blejnë kondicionerë.

“E vetmja mënyrë për të përballuar këtë temperaturë të lartë është të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila ndihmat humanitare që janë vënë në dispozicion të shqiptarëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara prej më shumë se 140 milionë euro, t’ia japi popullit që kenë kondicionerë dhe ta kalojnë këtë të nxehtë më kollaj”, ka thënë ai për “Top Channel”.

Më shumë

spot_img
spot_img