Moti i keq ka përfshirë përfshiu ishullin Ischia në Itali, në rajonin e Napolit, duke shkaktuar rrëshqitje dheu në zonat e banuara.
Sipas medieve italiane 13 persona janë zhdukur pas rrëshqitjejes së dheut në Napoli, mes Mes tyre është një familje me tre anëtarë me një foshnjë e porsalindur dhe një 25-vjeçare.
Kryetari i bashkisë ka urdhëruar mbylljen e shkolla në të gjithë vendin. Shumë banorë të ishullit nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa mësohet se janë evakuuar tridhjetë turistë që ndodheshin në një hotel.
Motobarkat dhe helikopterët që janë angazhuar në përpjekjet e shpëtimit kanë “luftuar” shumë për të hyrë në ishull për shkak të motit të keq, tha brigada e zjarrfikësve. Ndërkohë autoritetet lokale po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për të mos penguar shërbimet e emergjencës të japin ndihmën e nevojshme.