Hapësire reklamuese


Aktualitet

Moti i keq, shënohen dy aksidente me vdekje në vend

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq, shënohen dy aksidente me vdekje në vend

Moti i keq dhe lagështia në rrugë ka shkaktuar dhe aksidente fatale me pasojë vdekjen në vend.

Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në aksin rrugor Fier-Seman. Mësohet se një shoferi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në kanal. Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person.

“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor "Fier-Seman" shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip "Peugeot", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Një tjetër aksident me vdekje është shënuar në  Kukës, ku ka humbur jetën një person dhe është plagosur rëndë një tjetër. Policia ndodhet në vendet ku ka ndodhur aksidenti dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtyre aksidenteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese