Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Moti i keq shemb urën që lidh Kukësin me Shishtavecin (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ura që lidh Kukësin me Shishtavecin është shembur gjatë natës, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë veriun dhe gjithë pjesën tjetër të vendit.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës. Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para”, njofton ARRSH.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve, ndërsa përdoruesve të rrugës u kërkohet të tregojnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Si pasojë e shembjes së urës së Shtrezës, banorët e 7 fshatrave në këtë zonë kanë mbetur të izoluar. Bëhet fjalë për fshatrat Shishtavec, Novosej, Borje, Cernaleve, Oreshke, Kollovoz, Shtreze.

Më shumë




spot_img








spot_img