Rrebeshet e shiut kanë shkaktuar edhe problematikat e para në vend. Bëhet me dije se Bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, është bllokuar prej më shumë se një ore.
Për shkak të reshjeve të dendura, gurët dhe masiv dheu ka rënë në rrugë, duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve. Kjo situata ka bërë që në këtë aks të krijohen radhë kilometrike automjetesh, teksa piritet që autoritet të ndërhyjnë për të hapur rrugën.
Situata problematike shfaqet edhe në rrugën kombëtare Ura e Leklit-Këlcyrë. Për shkak të erës së fortë janë rrëzuar disa pemë duke bllokuar kështu qarkullimin e mjeteve.
Pritet që të ndërhyjnë strukturat e posaçme për largimin e pemëve nga rruga, për të hapur qarkullimin normal të mjeteve.