Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Moti i keq “pushton” vendin, Balluku mesazh qytetarëve: Kemi marrë masat, qëndroni të sigurt!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastruktutës dhe Energjisë Belinda Balluku iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të sigurt, për shkak të motit të keq dhe të acartë që ka përfshirë vendin tonë.

Ajo tha se akset rrugore në të gjithë vendin do të qëndrojnë të hapura, ndërsa kërkoi nga drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes. Balluku u shpreh se janë marrë të gjitha masat, por mund të ketë probleme në sistemin e energjisë.

“Me të vërtetë do të kemi temperaturave të ulëta minus rekord që do të krijojnë probleme. Më duhet t’ju jap një informacion të detajuar për energjinë në kushtet e këtyre agjentëve. Kemi marrë masat në të gjithë Shqipërinë. Në kaskadë jemi duke prodhuar në fuqi të plotë. Do të kemi një presion të madh mbi sistemin energjetik, që do t’i duhet ti drejtohemi importit.

Për shkak të kushteve atmosferike shumë të rënduara, mund të kemi edhe avari gjatë këtyre 5 ditëve. Kërkohet mirëkuptimi juaj. Për shkak të konsumit të madh, do të kërkoj që të mos shpërdorojmë energjinë. Të kuptojmë që kjo është një situatë e jashtëzakonshme. Së bashku duhet ti qëndrojmë këtij sulmi natyror që do të zgjas pak ditë. Kërkoj vëmendjen tuaj për të gjitha rrugët në territor që ne do ti mbajmë të hapura. Do t’ja dalim edhe në këtë sfidë me motin, qëndroni të sigurt!”, u shpreh Balluku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img