Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, vendosni zinxhirë nëse doni të udhëtoni në këto vende

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b34cfa6f188fd7ee95123ce6a2fc226f

Policia e Shtetit ndodhet në terren duke punuar për zhbllokimin e trafikut në zonat problematike.

Moti i keq ka bërë që në disa zona të ketë reshje dëbore dhe akset rrugore të bllokohen.

Autoritetet bëjnë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme në rrugë dhe drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhirë nëse duan të udhëtojnë në këto vende: Në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë.

Policia e Shtetit

Nisur nga moti i keq me reshje shiu pothuaj në të gjithë akset rrugore të vendit dhe reshjet e borës në zonat malore, Policia Rrugore tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin ndodhen në shërbim 24 orë, në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirët e gomave për automjetet, sidomos në akset rrugore me deborë dhe me ngrica.

Shërbimet e përforcuara të Policisë Rrugore po monitorojnë trafikun edhe në qendrat e banuara, ku prezenca e ujit ka sjellë ngadalësim të trafikut dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

E gjithë situata po monitorohet në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Shtetit dhe me Emergjencat Civile, për të evituar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve dhe të mallrave.

#Për_çdo_problem_kontaktoni_në_nr_falas_të_Policisë_së_Shtetit_112 !

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.20.jpeg

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.21.jpeg

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.21_1.jpeg

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.21_2.jpeg

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.22.jpeg

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.23.jpeg

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.24.jpeg

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.24_1.jpeg

WhatsApp_Image_2021-02-13_at_16.16.25.jpeg

Më shumë

spot_img
spot_img