Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Moti i keq, përmirësohet me 70% situata e furnizimit me energji, 1500 punonjës në terren

spot_img

Lajme të ngjashëm

Korça bashkë me Dardhën dhe Voskopojën furnizohen normalisht me energji elektrike, 1500 punonjës të OSHEE në terren për eliminimin e avarive.

albsig

 

Moti i keq, me reshje bore dhe stuhi ere ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona në vend.

Për të menaxhuar situatën, me rastin dhe të festave kur është shtuar konsumi i energjisë elektrike në rrjet, kompania OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të saj, për të garantuar një furnizim sa më cilësor me energji.

Kjo solli përmiresim të furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin me 70%.

Sot gjatë mesnatës Nst i Korces pësoi avari duke sjellë mungesë të energjisë për disa zona, por situata u normalizua brenda 2 orësh.

Aktualisht furnizohet me energji elektrike qyteti i Korçës, Dardha dhe Voskopoja.

Nga raportimet e fundit është normalizuar situata në bashkinë e Bilishtit.

Brigada e Tensionit të Lartë të OSHEE, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta vënë në punë dhe stabilizuar situatën brenda paradites se dites se neserme. Eshte duke u punuar maksimalisht ne kushtet e motit aspak te favorshem.

(Vendosja e tranformatorit kërkon 48 orë për shkak të procesit teknik, por OSHEE është e angazhuar ta vendosë shumë më shpejt në punë)

Zonat e tjera

Nga informacionet e dispecerive rajonale në vend, mësohet se moti i keq ka shkaktuar defekte dhe në rajonet e Durrësit, Burrelit dhe Kukësit.

Defektet më të shumta janë shkaktuar në zonat rurale ku nga raportimet e punonjësve të OSHEE në terren mësohet se janë këputur  përcjellësa, janë thyer izolatorë dhe janë dëmtuar kabllo e shkarkuesa.

Grupet e avarisë së kompanisë OSHEE kanë reduktuar deri në orët e mesditës pjesën më të madhe të defekteve, dhe aktualisht është stabilizuar situata e furnizimit me energji në rajonin  Burrel dhe Lezhë.

Theksojmë se zonat turistike si Voskopoja dhe Dardha, të cilat janë destinacione të preferuara për festat, nuk kanë pasur dhe nuk kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Rajoni Kukës: pjeserisht Llugaj, Pac, Bujan, Margegaj,  Zapod, Topojan, Shishtavec

Rajoni Shkodër: pjeserisht Zejmen dhe Bërdicë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img