Hapësire reklamuese

Bota

Moti i keq përmbyt Italinë, shënohen tre viktima

Shkruar nga Newsbomb

Italia është goditur nga shira masivë, erëra të forta dhe stuhi në disa rajone. Alarm i kuq për shkak të motit të keq është dhënë në Veneto, portokalli në Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Lombardi dhe Trentino Alto Adige; e verdhë në Abruzzo, Campania, Lazio, Molise dhe Toscana në media.

Sipas mediave të huaja mësohet se fatkeqësisht si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën tre persona. Dy persona humbën jetën në Montemurlo (Prato) dhe një në Rosignano (Livorno).

Viktima e parë është një  85-vjeçar , Alfio Ciolini, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Montemurlo , në via Riva 21, në fshatin Bagnolo, ku si pasojë e daljes së përroit banesa e tij u përmbyt. I moshuari, i cili kishte probleme dhe mecjen, u gjet në dhomën e ndenjes i pajetë, ndërkohë që uji kishte pushtuar banesën e tij. 85-vjeçari nuk mundi të ngjitej në katet e sipërme pasi niveli i ujit u rrit.

Pamje nga permbytjet ne Itali Pamje nga permbytjet ne Itali

Ndërsa, personi tjetër që humbi jetën është një grua 84-vjeçare në Montemurlo. Sipas asaj që mediat vendase shkruajnë, referuar burimeve nga autoritetet e kësaj zone, thuhet se e moshuara është ndjerë keq teksa po merrte lopatën për të pastruar ujin nga banesa e saj.

Një tjetër i moshuar, i cili jetonte në një shtëpi private të të moshuarve, humbi jetën gjatë natës në Rosignano . Burri ndërroi jetë teksa zjarrfikësit po përpiqeshin t’i transferonin drejt një tjetër objekti i cili ishte i sigurt.

Kryebashkiaku i Rosignano Marittimo, Daniele Donati, shpjegoi se ende nuk është e qartë nëse i moshuari ka vdekur si pasojë e shkaqeve të drejtpërdrejta të përmbytjeve apo shkaqeve natyrore.

Ndërkohë, mësohet se lëvizja e  trenave ndërmjet Pratos dhe Pistoias, në linjën Firence Firence-Prato-Pistoia, është pezulluar mëngjesin e sotëm për shkak të pranisë së mbeturinave në binarë hekurudhore pas përmbytjes së binarëve. Për shkak të motit të keq, u ndërpre edhe linja hekurudhore Lucca-Aulla midis Lucca dhe S. Pietro a Vico.

Në Venecia, niveli i ujit ka arritur kulmin, duke dal nga shtrati. Pas reshjeve intensive të shiut këto, një stuhi e fuqishme me bubullima, vetëtima dhe erë të fortë goditi kryeqytetin e Lombardisë. Lumi Seveso doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjes, që nisën në zonën veriore me viale Fulvio Testi dhe viale Sarca, gjatë mëngjesit u shtrinë në rrethin Isola.

Pamje nga permbytjet ne Itali Pamje nga permbytjet ne Itali

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese