
Ministri i Brendshë, Taulant Balla, duke marrë shkak nga moti i keq që ka përfshirë vendin u ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
Ministri u bën thirrje shfoerëve që të ulin shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje bore, por edhe në akset e tjera, pasi lagështira në rrugë është burim aksidenti.
“Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.
Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.