Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq "paralizon" Shqipërinë, dëbora shkon deri në 55 cm, ja si paraqitet situata në shumë rrugë të vendit

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq "paralizon" Shqipërinë, dëbora shkon deri

Prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është nën ndikimin e reshjeve të borës.  Në Bashkinë e Librazhdit moti i keq ka krijuar probleme në të gjitha fshatrat.

"Segmenti rrugor Gurshpatë-Qafë Dardhë -Vilan është i bllokuar prej disa orësh dhe i pakalueshëm. Fshati Letëm kalohet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është rreth 30 cm. Në Njësinë Administrative  Hotolisht nuk ka probleme serioze por rruga Xhyrë Qendër -Xhyrë Mal aktualisht e kalueshme vetëm me zinxhire. Në Njësinë Administrative Qendër prej mëngjesit është e bllokuar Qafë Shapka. Ndërsa në Njësinë Administrative Steblevë të gjitha rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe në disa fshatra trashësia e dëborës pas mesditës së martë shkonte nga 35-55 cm. Në fshatin Fushë Studen rruga nacionale është e hapur edhe pse trashësia e dëborës shkon mbi 35 cm dhe në fshatrat, Zabzun e Borovë rruga kalohet vetëm me zinxhirë", thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Edhe në qarkun e Kukësit reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

"Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun", thuhet në njoftim.

Gjithashtu reshjet e pandërprera të dëborës, që vijojnë të bien kanë bllokuar disa fshatra malore në rrethin e Skraparit.

Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se në disa zona rreth Tomorrit trashësia e dëborës ka arritur në 25-30 cm.

Edhe pse raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe me qarkullim të pandërprerë, 5 fshatra rreth Tomorrit janë të izoluara nga dëbora që prej mëngjesit të sotëm.

Fshatrat Gjerbës, Qafë Dëvri, Leshnje, Gërdec dhe Zaloshnje janë të izoluar nga dëbora, ndërkohë që fshatrat Potom, Gjerbës, Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshatrat: Tomorricë e Karakanjoz në bashkinë Poliçan janë pa energji elektrike prej disa orësh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll