Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

MOTI I KEQ/ OSSH njoftim për energjinë elektrike, ja cilat zona janë më problematike

spot_img

Lajme të ngjashëm

b7b9aa9f453dacdf262a46aa9caf6b51

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka bërë një njoftim zyrtar për situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore.

Sipas njoftimit zyrtar, OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.

Zonat më të prekura do të jenë të Vlorës dhe Kukësit, pasi këto dy qytete kanë pasur edhe motin me të keq.

Njoftimi i plotë:

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore‼ në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.

Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq.

Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.

Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës.

OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

foto_1.jpg

foto_2.jpg

foto_3.jpg

Më shumë

spot_img