Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Moti i keq, OSHEE raporton për ndërprerjet e energjisë: Vështirë të ndërhyhet pasi rrezikohet jeta e punonjësve! Ja zonat më problematike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një njoftimi raporton mbi situatën në vend.

Si pasojë e motit të të keq që ka përshirë vendin orët e fundit në disa zona ka probleme të shumta me energjinë elektrike.

Sipas OSHEE rajonet më të prekura nga defektet janë Tirana, Durrësi dhe Burreli.

Ndërkohë, në raport me situatën në mesnatë, të dhënat e orës 09:30 paraqitet një përmirësim i situatës së furnizimit me energji elektrike me 31%.

Njoftimi i plotë nga OSHEE:

OSHEE Sh.A është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve dhe në terren grupet e punës janë eliminuar defektet e shfaqura gjatë natës prej motit të keq, me reshje të dendura, stuhi dhe shkarkesa atmosferike.

Nga dispeceritë qendrore raportohet se rajonet më të prekura nga defektet janë Tirana, Durrës dhe Burrelit. Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, uji në kabina, etj.

Në raport me situatën në mesnatë, të dhënat e orës 09:30 paraqesin një përmirësim të situatës së furnizimit me energji elektrike me 31%. OSHEE thekson se, “në kushtet e një moti me reshje dhe me prezencë uji në objektet elektrike, është e vështirë të ndërhyhet pasi rrezikohet jeta e punonjësit. Sikurse, disa fidera janë stakuar për masë sigurie nga vet kompania, për të evituar pasoja të mëtejshme në jetë njerëzish dhe defektesh”.

Duhet thënë se, vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet ne zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre per shkak të terrenit.

71590310_2620228428201174_3981551699775979520_n.jpg

 

Më shumë




spot_img








spot_img