Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq nuk ka ikur, sot stuhi me shtrëngata dhe erë e fortë nesër

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq nuk ka ikur, sot stuhi me shtrëngata dhe erë e fortë

Tirana, zona juglindore dhe veriu i vendit janë përfshirë në 24 orët e fundit nga një mot i keq, shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike, stuhi dhe reshje shiu në formë shtrëngatash. Janë shënuar dy aksidente me viktima dhe disa rrugë të kryeqytetit janë përmbytur.

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të Europës, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e Shtunë, nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Pasdite do të ketë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra.

Për ditën e Diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash, më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim. Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se për ditën e Diel pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese