Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq nga dëbora, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Udhëtoni me kujdes!

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq nga dëbora, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Udhëtoni

Reshje të dendura dëbore dhe shiu kanë pushtuar vendin tonë gjatë natës.

Lidhur me situatën në vend ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili bën me dije se grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në rrugë.

LEXO EDHE: Dëborë dhe ngrica në zonat malore, parashikimi i motit për ditët në vijim

Në akset rrugore Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Valbonë ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

ARRSH thotë se qarkullimi vijon pa probleme në këto zona.

Sakaq ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar

Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës.

Temperaturat kanë qenë të ulëta. Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese